KRYESORE

Luftanija amerikane në Detin e Kinës, zemërohet Pekini: Hyrja e paligjshme pranë ishujve të diskutueshëm

Tension i lartë në Detin e Kinës Jugore. Marina amerikane tha se shkatërruesi i saj me raketa të drejtuara USS Milius kreu një mision që synonte të drejtat dhe liritë e lundrimit pranë ishujve Spratly, të pretenduara nga Pekini.

Njoftimi erdhi pasi ushtria e Kinës u angazhua në stërvitjet e fundit prej tre ditësh ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit, në përgjigje të një takimi në Los Anxhelos midis Presidentit të Taipeit Tsai Ing-ëen dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, amerikanit Kevin McCarthy.

Marina e SHBA tha se “operacioni i destrojerit është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Komanda e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës tha se organizoi forcat detare dhe ajrore për të “gjurmuar dhe monitoruar” shkatërruesin USS Milius kur ai “hyri ilegalisht në ujërat pranë shkëmbit pengues Meiji të Kinës” në Nansha (ishujt e diskutueshëm të njohur gjithashtu si Spratly), në Detin e Kinës Jugore”.

Kina raportoi gjithashtu se avionët e saj luftarakë të pajisur “me armë të vërteta” kryen “sulme të simuluara” pranë Tajvanit në operacione që, duke përfshirë edhe aeroplanmbajtësen Shandong, testuan “një bllokadë rreth ishullit”.

“Shumë avionë luftarakë H-6K, duke mbajtur municion të vërtetë, kryen valë të shumta sulmesh të simuluara ndaj objektivave kyç në Tajvan”, tha në një deklaratë Komanda e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës, duke shtuar se aeroplanmbajtësja Shandong ” mori pjesë në stërvitje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

3 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

5 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

20 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago