Në të gjithë situatën shumë delikate që është krijuar në Itali, një lajm i mirë vjen nga spitali Amedeo në Piemonte.
Një 97 vjeçar është kuruar nga koronavirusi. Prej 8 ditësh ai qëndronte i shtruar në spital ku ka qenë në kujdesin e mjekëve.
Edhe kryemjeku i spitalit profesor Giovanni Di Pierri është shprehur i lumtur që ka shumë persona që i mbijetojnë këtij virusi.
Numri i të prekurve në rajonin e Piemonte rritet dita ditës ndërkohë që numri i të vdekurve në këtë vend ka shkuar në 46.
Dita e sotme ka çuar në 1266 numrin e viktimave e në 17.660 numrin e personave të infektuar në të gjithë territorin e Italisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 250 viktima më shumë e 2547 të infektuar të tjerë.
Prej tyre 1328 janë në terapi intensive, 7426 po kurohen në spitale e 6201 të tjerë në kushte shtëpiake.
Numri i personave të shëruar është 1439.