Në Nikshiq janë ngritur një grup protestuesish që kanë dalë kundër kërkesës së Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, për shkarkim të Ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposavic, pasi ky kishte refuzuar të deklaronte se kishte ngjarë gjenocid në Srebrenicë, transmeton Gazeta Metro.
Leposavic që mohoi gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Bosnje e Hercegovinë në luftërat e ndarjes së ish Jugosllavisë, si ministër ka portofolin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Dorëheqja e tij nuk pritet të mbështetet nga partnerët e koalicionit të qeverisë.
Në Nikshiq kishin nisur edhe protestat e nisura nga Kisha Ortodokse Serbe që ju printe Mitropoliti Amfilohije që vdiq nga Covid-19. Ai përflitet si kumbara i koalicionit qeverisës të tanishëm.
Pikërisht këtë parullë e thanë sonte në Niksic e thanë përsëri protestuesit pro serbë në Niksic ‘tradhtuat gjyshin’, siç i referohen priftit Amfillohije, një ultra nacionalisti serb që shkonte deri në fashizëm që kishte përcjellë e bekuar ushtarët serbë për në luftë me këngë.
Kryeministri malazez Krivokapic doli më herët e i porosti që ‘nuk është tradhtar’ dhe kurrë nuk do të jetë i tillë. Që nuk mjaftoi protestat e të hënës po vazhdojnë edhe sonte.
Kjo qeveri që ja doli të rrëzoj nga pushteti partinë e Milo Djukanovic pas dekada qëndrimi në pozitë si parim kishte dalë pas koalicionit se do të ruante orientimin properëndimor dhe nuk do të tërhiqej nga NATO, si dhe nuk do të tërhiqte njohjen e Kosovës.
Nga disa qarqe në NATO janë shprehur të brengosur pas ndryshimit të pushtetit si rrezik i rrjedhjes së informacionit sekret në të cilat Mali i Zi ka qasje. Kjo temë ishte ngritur në Mal të Zi ku kishte edhe mbledhje të komitetit mbikëqyrës parlamentar ku shefi i agjencisë së inteligjencës së Malit të Zi dhe zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, kishin raportuar në seancë dëgjimore pas kontakteve me një person të njohur si i afërt me interesa pro ruse.