Vetura zyrtare të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë parë në mëngjesin e së premtes pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ndërkohë, në shtëpinë e Thaçit ka mbërrijtur edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit.
Në një video të publikuar nga portali “Indeksonline” shihen veturat zyrtare.