POLITIKE

A do ketë “sanksione” ndaj Kurtit për mos themelimin e Asociacionit, Hill: Jemi shumë seriozë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, është pyetur nga gazeta opozitare serbe Nova nëse do ketë sanksione ndaj Kosovës, meqë kryeministri Albin Kurti vazhdimisht është shprehur që nuk do ta zbatojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas marrveshjes së Brukselit të vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.

“Asnjëherë mos i bëni një diplomati një pyetje që fillon me nëse, pasi është një pyetje hipotetike. Mund të them vetëm se jemi shumë seriozë për themelimin e Asociacionit. Po, jemi shumë seriozë”, tha Hill.

“Mendoj se në vend që të diskutohet për 10 vjetorin e marrëveshjes, duhet të flasim për themelimin e Asociacionit”.

Po ashtu, Hill ka shtuar fokusi kryesor i dialogut të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë zbatimi i asaj që është rënë dakord në Bruksel dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për themelimin e Asociacionit.

Tutje, diplomati amerikan është shprehur optimist se do të bëhet progres në takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk jam i sigurt nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje në atë takim, por e di që negociatorët nga BE-ja dhe ShBA-ja do të jenë atje dhe ka shpresë se do të bëhet përparim në propozimin me të cilin të gjithë thonë se janë dakord. Mendoj se do të shohim përpjekje në zbatimin e planit dhe ky do të jetë fokusi kryesor, siç u paralajmërua edhe më herët”.

“Të gjithë duam të shohim përparim të shpejtë, por kjo është një çështje vërtet e vështirë, kështu që nuk mund të presim që të zgjidhet në një takim”.

Ndryshe, kryeministri, Albin Kurti, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës me 2 mars kishte bërë të ditur se është i gatshëm të zbatojë të gjitha marrëveshjet e kaluara, sipas kërkesës së komunitetit ndërkombëtar përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, vetëm atëherë nëse zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara në përputhje me përcaktimet Kushtetuese dhe Ligjore të Kosovës.

“Nëse më pyesni a duhen zbatuar ato që i gjithë komuniteti ndërkombëtar pret që të zbatohen sepse janë ratifikuar dhe miratuar nga Qeveritë e legjislaturat e mëhershme, përgjigja ime është ‘PO’, por vetëm nëse zbatohen të gjitha dhe në përputhje me përcaktimet Kushtetuese dhe ligjore të Republikës sonë duke respektuar demokracinë e barazinë të drejtat e njeriut e simetrinë”, ka thënë Kurti.

I vetmi nen, sipas Kurtit, që ka një problem në këtë marrëveshje është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara e për të cilat ka një konsensuse ndërkombëtarë që ato duhet zbatuar.

“Ajo është pika 10 e marrëveshjes, neni 10 i marrëveshjes në fjalinë e fundit të tij e cila e përmban normën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet zbatuar”, theksoi Kurti.

Sipas Kurtit, të gjithë ata që thonë se Kosova ka pranuar një element të ri në marrëveshjen bazike janë të keq informuar ose ju mungon racionaliteti në vlerësim.

“Më lejoni të ju garantoj gjithashtu se asgjë e re që nuk ka qenë e pranuar në marrëveshjet e kaluara nuk do të pranohej, nuk është negociuar dhe nuk është përfshirë në marrëveshjen bazike”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

13 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

23 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago