Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë një takim me aleatët që do të zhvillohet sot për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Teherani e ka mbyllur rrugën ujore pranë bregdetit të Iranit në përgjigje të sulmeve amerikane-izraelite, ndërsa SHBA-të kanë filluar bllokadën e tyre ndaj porteve iraniane, të cilat kanë çuar në një rritje të çmimeve globale të energjisë.
Rreth 40 vende pritet të bashkohen në takimin e kësaj pasditeje, tha zyra e Keir Starmer, duke shtuar se udhëheqësit do të “përqendrohen në mbështetjen e armëpushimit të brishtë në rajon dhe në sigurimin që rrugët e transportit detar të rihapen dhe të sigurohen përmes Ngushticës për një kohë të gjatë“.
Starmer pritet t’i thotë takimit se “rihapja e pakushtëzuar dhe e menjëhershme” e ngushticës “është një përgjegjësi globale”, tha Downing Street.
Ata do të diskutojnë gjithashtu vendosjen e mundshme të “një misioni ushtarak shumëkombësh mbrojtës, me qëllim sigurimin e lirisë së lundrimit”, sipas ftesës së dërguar nga Pallati Elize, e konfirmuar edhe nga AFP.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…