Dalin pamjet e reja të momentit kur i riu Klevis Ruçaj udhëton “drejt” vdekjes teksa ecte me shpejtësi marramendesë me një mjet tip Audi në rrethrrotullimin e Saukut.
Siç shihet në video, 20-vjeçari udhëton me shpejtësi tej normave të lejuara duke rrezikuar edhe mjetet e tjera në rrugë.
Klevis Ruçaj, i cili ndodhej në makinë me dy vajza, fillimisht përplaset me barrierat e rrethrrotullimit dhe më pas “fluturon” nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ndërkohë mjetet e tjera ndalojnë në rrugë pas aksidentit të rëndë.
Pasi ra nga mbikalimi Audi A8 u përplas me murin e nënkalimit dhe një mjet tjetër tip Hyundai ku udhëtoi 3 persona që mbetën të plagosur.
Dy pasagjeret në Audi, 22-vjeçarja Erisilda Abedini dhe 23-vjeçarja, Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë, humbën jetën në vendngjarje. Ndërsa i riu vdiq disa orë më vonë në spital.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…