LAJME

A duhet të ndalohet përdorimi i Tik Tok-ut në Kosovë? Deputeti Hisen Berisha tregon rrezikun

Këtë javë në Kosovë është diskutuar në nivel institucional, ndalimi i përdorimit të rrjetit social Tik Tok në Kosovë.

Në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kishte raportuar Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku e cila u pyet se a duhet të merret vendim për ndalimin e përdorimit të aplikacionit të Tik-Tokut.

Pjesë e këtij komisioni është edhe deputeti Hisen Berisha.

Në një intervistë për Gazetën Insajderi Berisha ka thënë se nëse përdorimi i këtij rrjeti paraqet rrezik kombëtarë, at-herë duhet të ndalohet përdorimi i tij në Kosovë, siç është duke u diskutuar ndalimi edhe në Amerikë për shkak të grumbullimit të informacioneve personale nga Kina.

Vlerësoj se çdo paralajmërim rreziku duhet të merret në konsideratë me seriozitet. I rekomandoj qeverisë të merret me ekspert të fushës nëse rrezikon sigurinë nacionale. Pres që këtë ekspertizë ta bëj vetë qeveria duke u bazu edhe në përvojat e shteteve të tjera si Amerika”, tha Berisha.

 

Në komision, deputeti i VV-së Dimal Basha, ka pyetur komisioaneren në lidhje më aplikacioni e TikTok-ut. Sipas tij, shumë shtete janë duke e ndaluar, pasi Kina është duke mbledhur të dhëna shtetërore përmes këtij aplikacioni.

“Amerika është duke e trajtuar në Kongres çështjen e TikTok-ut, sepse Kina grumbullon informata nga ky aplikacion. Kina nuk është miqësore me në. Të gjitha të dhënat i transferohen Kinës, a keni ndërmarr diçka dhe si duhet ti adresohemi këtij problemi. Ku mbahen të dhënat e qytetarëve. A keni një propozim. Na mundemi me ndalu dhe mos ta përdorim fare”, tha Basha.

E në lidhje me këtë çështje Sogejva deklaroi se këtë do ta diskutojnë edhe me institucionet tjera.

“Ky duhet të jetë vendim zyrat i shtetit. Për këto dy vjet operim në vazhdimësi jemi duke bërë fushat me ndërgjegjësu si qytetarët si dhe institucionet. Kjo është çështje e mbrojtje kombëtare. Nuk kemi kontakt me ta, as Facebook nuk është duke kthyer përgjigje. Ta autorizosh dike që të vijë këtu është problem. Të dhënat i mban atje ku e ka domenin. Për TikTok-un nuk është vetëm agjencia, do të ulemi bashkë dhe do të diskutojmë më institucionet e tjera, do t’i propozojmë Kuvendit. Ne nuk e kemi marr formatin, Policia çdo ditë merret më këto çështje”, tha ajo.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

10 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

18 orë ago