Deklarata e ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Harçenko se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të vendoset në KS të OKB-së , ku është e nevojshme rezoluta e re që do zëvendësoj rezolutën 1244 hutoi opinionin shkruan “Kurir”.
Bocan-Harçenko ka nënvizuar për “Politika” se “ideja aktuale për ndarje të Kosovës”, si dhe idetë tjera mund të vlerësohen dhe ndërmerren vetëm nga Beogradi dhe Prishtina.
Sipas tij shthurja e qëndrueshme e nyjës së Kosovës është e mundshme vetë, si rezultat i kompromisit “në bazë të së drejtës ndërkombëtare pa imponim të skemave te jashtme dhe kuadrit kohor”.
“Kriteri kryesor për ne është që zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për Serbinë” ka theksuar Harçenko.
Ndërkohë lidhur me mundësinë kyçjes së Rusisë në procesin e bisedimeve për Kosovën, ai ambasadori rus ka thënë se për këtë është e nevojshme ftesa nga Beogradi.
Procesi i bisedimeve duhet të udhëhiqet në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB-së ka thënë ai.