POLITIKE

AAK merr 4 ministri në qeverinë e re: Këto janë ministritë dhe emrat e ministrave

DK, AAK dhe Nisma, janë pajtuar për koalicion qeverisës, dhe Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka arritur të mësojë se cilat ministri do t’i drejtojë partia e ish’kryeministrit Haradinaj, dhe emrat që do t’i udhëheqin ato.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do t’i ketë katër ministri, dhe postin e zëvendëskryeministrit të qeverinë e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti, anëtar i kryesisë së LDK’së.

Gazeta Online ‘Reporteri’, nga burime brenda AAK’së, ka mësuar se këto ministri janë: Ministria e Jashtme, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Përveç kësaj, AAK ka arritur t’i caktojë edhe emrat e ministrave të saj në këtë qeveri, e edhe emrin e zëvendëskryeministrit.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’, ka mësuar se ministrinë e Jashtme, do ta drejtojë Meliza Haradinaj; Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi; Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ministrinë e Arsimit, Ramë Lika. Ndërsa, zëvendës i kryeministrit Avdullah Hoti, nga AAK do të jetë Besnik Tahiri.

Të gjithë këta emra janë të njohur për opinionin, përveç emrit të Ramë Likës, i cili është përzgjedhur si ministër i Arsimit. Por, Gazeta Online ‘Reporteri’, mëson se ai është profesor universitar.

Sipas sekretarit të AAK’së, Besnik Tahiri, i cili është përzgjedhur tani të jetë zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti, qeveria e re pritet të votohet në Kuvend gjatë javës së ardhshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago