POLITIKE

Konjufca kundërshton Kurtin: Është gabim të thuhet se SHBA-ja e ka rrëzuar Qeverinë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kundërshtuar shefin e tij, kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, për qëndrimin e tij se qeveria aktuale e vendit u rrëzua nga Shtetet e Bashkuara të Ameirkës.

Konjufca ka vlerësuar se është gabim të thuhet që SHBA’ja, apo i dërguari i posaçëm i saj për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e rrëzuan Qeverinë Kurti.

“Ne mund të themi që emisari i presidentit Trump nuk është i kënaqur me reciprocitetin, por unë nuk mund të them që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shtet, e kanë rrëzuar qeverinë e Kosovës. Është gabim”, ka deklaruar Konjufca.

“Mund ta ketë rrëzuar emisari. Por, mendoj, edhe kur të thuash e ka rrëzuar emisari, duhet ta vësh një fusnotë. Fusnota është kështu: Për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka interpretuar ashtu”, është shprehur ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

24 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago