KRYESORE

Abazoviq: Beogradi ta ketë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se të gjithë, sidomos Beogradi, duhet ta kenë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe vendos vet për fatin e tij.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht për zyrtarët nga Beogradi që janë marrë shumë me Malin e Zi kohëve të fundit, se ky është një shtet i pavarur që vendos për fatin e vet dhe nuk pajtohet me poshtërime” ka thënë Abazoviq.

Abazoviq gjithashtu tha se nuk kishte frikë se DPS-ja do të kthehej.

“Nuk kam frikë nga kthimi i regjimit të vjetër. Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, fjalëve të ashpra ose nervozizmit, unë jam i sigurt se të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare nuk do të bëjnë lojëra për përmbysjen historike që ndodhi gushtin e kaluar”, tha Abazoviq.

“Unë mendoj se ndonjëherë, pa nevojë, ne e mbivlerësojmë situatën dhe kemi tendencë t’i nënshtrohemi propagandës së përgjithshme që ndodh më fort jashtë vendit sesa në Malin e Zi. Vetëm mbani mend se sa situata të tilla kishte dhe të gjitha në fund të fundit kapërcehen në një mënyrë mjaft të mirë. Shumë pluhur, por pak konkretizim prandaj jam i qetë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se ‘interesat kombëtare të Malit të Zi janë përpara çdo llogaritje partiake. Ne duhet të afirmojmë konceptin qytetar dhe politikën evropiane dhe të gjitha vendimet tona duhet të jenë në përputhje me ato qëllime. Nuk ka asnjë diskutim për këtë”, ka thënë Abazoviq.

Ai kujtoi se Mali i Zi ndjek një politikë të fqinjësisë së mirë.

“Unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të heqin qafe nacionalizmin, armiqësinë dhe të kaluarën, sepse kjo nuk na ka sjellë asgjë të mirë. Le të jemi të përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e së ardhmes. Unë jam gati për dialog me kolegët dhe kjo është shumë e nevojshme për momentin”, ka thënë Abazoviq për Vijestin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago