Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti dje ka bërë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneritetit me Lëvizjen Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë.
“Dhënia e një ministrie është hap përpara, është diçka që Mustafa e ka ofruar në tavolinë”, ka thënë Abrashi.
Në Info Magazine, Abrashi është shprehur se partneri i mundshëm i tyre në Qeveri, LVV është duke hezituar që ta drejtojë këtë institucion.
“Ka pak hezitim nga Vetëvendosje për ta marrë Zyrën e Kryeministrit. Është mendim i imi personal. Dialogu mund të ndodhë se është një frikë. Ka elemente të tjera që ka hezitim”, ka thënë deputeti i zgjedhur i LDK-së.
Ndër të tjera, Abrashi ka thënë se partitë që morën besimin nga qytetarët duhet ta marrin barrën e krijimit të Qeverisër.
“Shpresoj që të kemi lëvizje pozitive sepse qytetari i ka zgjedh këto parti dhe ato duhet ta marrin barrën dhe të ofrojnë zgjidhje për ta – formimin e Qeverisë. LDK në secilin projekt pozitiv që ka ndodhur në Kosovë ka hise, nga qeveria e parë, pavarësia… ka merita. Si LDK kemi treguar se nuk u frikohemi proceseve të mëdha. Nuk frikohemi si LDK në procese të mëdha, si integrimet evropiane, dhe këtë duhet ta dëshmojë secila parti në Kosovë”, ka theksuar ai.
Ndryshe, krijimi i shpejt i Qeverisë është shqetësim edhe i ndërkombëtarëve, të cilët po bëjnë thirrje të vazhdueshme. Për këtë, sot në Kosovë qëndruan dy deputetë gjermanë të kancelares Merkel.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…