Gruaja me origjinë shqiptare, Çile Percetaj bashkë me tre fëmijët e saj të lindur në Detroit të SHBA-ve, u detyrua të kthehej në Shqipëri duke u ndarë nga bashkëshorti. Kjo për shkak se u deportua nga autoritetet amerikane në korrik të 2018. Bashkëshorti, një shqiptar i Malit të Zi, që kishte shkuar që 5-vjeç në SHBA nuk reshti së kërkuari ribashkimin me familjen, derisa arriti ta realizojë në prag të Krishtlindjeve.
Televizioni i Detroitit “Lokal 4” transemetoi sot pamjet e ribashkimit të familjes Gojkevic. Ata e përshkruajnë si një mrekulli që ndodh për Krishtlindje. Peter Gojecevik shihet teksa përqafon me mall dy vajzat, që i sheh pas 1 viti e gjysmë.
Ishte korriku i vitit 2018 kur ai dhe gruaja e tij, Çile Precetaj, morën një vendim të vështirë për të sjellë në Shqipëri fëmijët e tyre që kishin lindur në SHBA. Ky vendim u mor për të mos i ndarë fëmijët nga nëna, që ishte deportuar nga zyra e emigracionit për mungesë dokumentesh.
46-vjeçarja u deportua nga Detroiti pas një beteje ligjore dy vjeçare për të drejtën e saj të qëndrimit në SHBA, edhe, pse menaxhonte një restorant të suksesshëm me të shoqin, edhe pse paguante taksat dhe kishte tre fëmijë të lindur në SHBA, ajo u deportua dhe humbi të drejtën e qëndrimit në një vend që e quante “shtëpia ime”.
Shtypi amerikan tha se Cilja hyri në SHBA me një pasaportë të falsifikuar italiane në vitin 2000. Ajo nuk arriti të merrte azil derisa u mor vendimi ekstrem ndaj saj. Media amerikane dhe jo vetëm, shkroi gjatë për ndarjen padrejtësisht të familjes shqiptare për shkak të ligjeve të ashpra të emigrimit në SHBA.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…