Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, po ‘e propozon’ shefin e tij, publicistin Veton Surroi që të bëhet Ministër i Jashtëm i Kosovës. Sipas tij, më të denjë se ish-Shefi i Partisë Ora për këtë post.
Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Veton Surroi, është njeriu për këtë post.
Ndryshe, ky reagim i tij vjen vetëm pak orë, pasi Kosovës i është tërhequr edhe një njohje.
Shënimi i plotë:
Jo, pse jam në mediat e Grupit KOHA që prej vitit 1998.
Jo, se e kam pasë shef dhe e kam mik.
Dhe, pa pasë dert se mund të paragjykohem prej kësaj afërsie, për një gjë jam i bindur:
Në situatën në të cilën ndodhet Kosova dhe shqiptarët aktualisht, më të denjë dhe më të thirrur për postin e ministrit të Jashtëm se Veton Surroi nuk ka.
Pavarësisht, a bëhet a nuk bëhet!