POLITIKE

Ministri i Vuçiqit e përsërit: As nuk e kemi pranuar as nënshkruar propozimin europian

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ajo që ndodhi në Bruksel nuk është as nënshkrim e as pranim i propozimit europian nga ana e Serbisë.

“U pranua që në atë platformë të kishte një vazhdim të bisedës, të diskutohej më tej, por nuk u pranua sepse as nuk u firmos”, ka thënë ai në një postim në Twitter, duke ripublikuar një intervistë të dhënë këto ditë për të çuar mesazh edhe të shtunën se Serbia nuk e ka pranuar propozimin europian

Ai tha se pala serbe ka pranuar që do të jetë një platformë për biseda të mëtejshme, “ndaj do të shohim se ku do të shkojë”.
“Mendoj se pozicioni ynë është kompleks, shumë i vështirë, por politikisht i mençur. Çfarë do të zbatohet, çfarë do të nënshkruhet dhe nëse do të nënshkruhet fare, nuk mendoj se askush në botë e di në këtë moment”.

Nga perspektiva serbe, ai pretendoi se Asociacioni do të jetë sipas parimeve të 2015-ës.

“Së pari, Asociacioni i Komunave Serbe; jo në diskrecionin tuaj nëse është një organizatë joqeveritare për ju apo nuk e di si e shihni ju, por ka parime të vitit 2015 për të cilat BE-ja garantoi të njëjtën gjë”.

“Gjithçka tjetër — flasim, negociojmë, flasim, ruajmë paqen, hapim fabrika, përpiqemi të shmangim konfliktet, përpiqemi të mos jemi të izoluar dhe gjithashtu përpiqemi të mbrojmë serbët në Kosovë, të mbrojmë Serbinë”.

Ai i quajti këto kohë të errëta dhe të stuhishme.

“Le të jemi pak të mençur”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

4 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

6 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

21 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago