Milicia Kataib i Hezbollah të Irakut paralajmëroi të shtunën forcat e sigurisë irakiane të qëndrojnë larg bazave të Shteteve të Bashkuara në Irak, bëri të ditur televizioni al-Mayadeen, sipas agjencisë së lajmeve ndërkombëtare Reuters.
“Forcat e sigurisë duhet të qëndrojnë larg nga bazat amerikane në një distancë jo më pak se një mijë metra duke filluar nga e diela në mbrëmje”, citoi al-Mayadeen në lidhje me vendimin e fundit të milicisë
Më parë të Shtunën, Reuters raportoi duke cituar burime të sigurisë se Baza Ajrore Balad në veri të Bagdadit ishte goditur nga dy raketa Katyusha . Më parë, agjensia tha, duke përmendur policinë, se një raketë e ngjashme kishte rënë brenda Sheshit të Festimeve të Zonës së Gjelbër, pranë Ambasadës së SHBA në Bagdad.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…