POLITIKE

Agim Veliu vijon: Albin Kurti është tinëzar, gënjen në çdo fjalë që e flet

Nënkryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tashmë ish-ministri Agim Veliu, ka deklaruar se shefi i qeverisë, Albin Kurti është një gënjeshtar dhe person që merret me teori konspirative.

Në një deklaratë për Telegrafin, Veliu theksoi se është e dhimbshme që qytetarët e Kosovës ta kenë një kryeministër të tillë.

“Nuk e di a ka vend aty për ndonjë koment. Njeri në asi situata me pa kryeministrin e vendit është e dhimbshme, nuk e di çka presin qytetarët prej një kryeministri të tillë i cili merret me konspiracion dhe gënjen çdo fjalë që e flet, dhe çdo veprim që e bën e bën tinëzisht dhe me mashtrime.

Është e dhimbshme për qytetarët e Kosovës ta kenë një kryeministër të tillë”, deklaroi Veliu.

I pyetur rreth mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, ish-ministri Agim Veliu bëri të ditur se do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve.

“Sot duhet me fillu mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit”,ka thënë Veliu.

Kujtojmë dje kryeministri Albin Kurti, e shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, si pasojë e një deklarate të dhënë në media ku kishte thënë se po rritet numri i të prekurve me coronavirus në vend nga ora në orë dhe se është pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

3 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

5 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

20 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago