Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë në Syri TV. Ka folur edhe për inceneratorin e Tiranës. Ai thotë se nuk është më Mirel Mërtiri pronar i inceneratorit të Tiranës sepse atij ia kanë marrë. Sipas tij, pronar është Erion Veliaj.
“Për inceneratorin e Tiranës unë kam thënë në atë intevsitë “follow the Money”. Unë them se për atë incenerator Mirel Mërtiri është viktimë. Unë kam besim që Mërtiri nuk është më pronar i inceneratorit të Tiranës.
Ia kanë marrë. E kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Pse një biznesmen shqiptaro – zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Quhet Besim Hoxha. Çfarë ka bërë ai. Pse nuk flet asnjë për këtë? Çfarë është ky? Çfarë lidhje ka në Shqipëri. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n?
Është kompania që ka bërë garancinë në Dubai. Është njeriu që ka nxjerrë Këlliçi. Mirel Mërtirin këta e kanë zhdukur për t’i marrë biznesin. Ka një tjetër kompani në parajsa fiskale që ka 20%. Kush është? Po pse kërcënohem unë. Unë e pashë Mirel Mërtirin në intervistën me ju dhe ai me të drejtë iu referua “pronarit faktik”.
Ai me të drejtë iu referua pronarit faktik. Erion Veliaj a e ka referuar një kompani apo një tjetër që të mos paguajë në landfillin e Tiranës? A është ky një veprim i një pronari faktik. Çfarë është kjo histori? Shkohet te Taulant Tusha… se me vjen gjynah për atë djalin, po ku janë 60 milionë eurot. Nëse hetohet Tiarana do të zbulohet gjithçka” – tha Ahmetaj.
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…