Kryeshefi i Sekretarit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka treguar se si zyrtarëve të KQZ-së i është pamundësuar puna në komunat veriore të Kosovës.
Ahmetaj ka thënë se zyrtarët janë dërguar me përcjellje policore, ndërsa në Zubin-Potok dyshohet se u hodh në objekt të administratës së Komunës një shok bombë.
“Në hyrje të objektit të komunëz një zyrtare e Zubin-Potokut ka marrë dokumentet e identifikimit të zyrtarëve të KQZ-së dhe ata më pas janë drejtuar në zyre të komisionit komunal të zgjedhjeve, që ndodhet në ndërtesën e administratës së komunës. Pasi zyrtari ynë ka hyrë në zyre, ka vërejtur se disa nga punonjësit e administratës po largohen me shpejtësi. Pasi u larguan nga ndërtesa u hodh një mjet, që dyshohet se ishte shok bombë, e më pas u dëgjua alarmi i qytetit”, ka thënë Ahmetaj.
Ai ka treguar se në dalje janë mbledhur turma të njerëzve, ndërsa zyrtari është tërhequr me ndihmën e njësiteve policore.
Ndërsa rreth orës 14:15 është penguar hyrja e zyrtarit të KQZ-së edhe në Mitrovicë të Veriut.
“Ka tentuar ta hapë derën, por dera ka qenë e metaltë. Më pas janë dëgjuar shpërthime e të shtëna, e zyrtari është tërhequr së bashku me zyrtarët policorë”, tha Ahmetaj.
Po ashtu edhe në Leposaviq e Zveçan janë dëgjuar alarmet e janë mbledhur turma të njerëzve.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ka thënë se zgjedhjet në katër komunat veriore duhet të mbahen dhe se për sulmet duhet fajësuar Qeveria e Serbisë dhe bandat kriminale që i mbështet.
E anëtari i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi, ka thënë se është rrezikuar jeta e zyrtarëve të KQZ-së.
“Fakti i tërheqjes nga komunat atje tregon se nuk është marrë seriozisht procesi dhe nuk e kanë trajtuar seriozisht sigurinë në veri”, tha Gashi.
E Sami Hamiti nga radhët e LDK-së, ka thënë se ka parë deklaratën e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ndërsa ka pyetur se si do të organizohen zgjedhjet në komunat veriore.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…