LAJME

Nipi i Xhafer Devës njofton se ishte në paraburgim për gjashtë muaj në Suedi: Serbo-sllavët po i frikësohen për së vdekuri

Nipi i veprimtarit Xhafer Deva, Valdet Deva, ka zbuluar se para gjashtë muajsh ishte arrestuar në aeroportin e Suedisë, derisa ka njoftuar se është liruar dje.

Deva, përmes një postimi në Facebook, shkroi se ai u arrestua me pretendimin për shpërlarje parashë në Suedi.

“Kanë  kaluar afër 6 muaj prej herës së fundit që postova këtu në Facebook, por më besoni nuk ishte nga mos dëshira ime për të komunikuar me Ju, por ishte nga një ndodhi e pazakontë në jetën time. Më datën 11/7 udhëtova nga Shkupi për në Suedi. Në aeroport u arrestova nga 6 policë civilë dhe disa në uniformë, në bazë të informatës, që suedezeve u kishte ardhur nga autoritetet kosovare, se kinse unë merrem me shpëlarje të të hollave në suaza internacionale. Jam mbajtur kohë të gjatë në paraburgim dhe dje u lirova “, ka shkruar Deva në Facebook.

Ai pretendon se u dërgua në mbajtje për të njollosur figurën e gjyshit të tij.

“Fakt interesant ishte se dy nga inspektorët e grupit për krime të rënda, kishin shërbyer në Gjilan dhe Pejë, flisnin shqip dhe kishin ende kontakte dhe dashamirë në Kosovë. Kam pasur kohë të mendoj shumë dhe të mundohem të analizojë pse ndodhi kjo. Gjithmonë vij në përfundim të njëjtë, se serbo-sllavët dhe nipat e Rankovicit, bëjnë të pamundurën të na njollosin në përpjekjet tona në ndriçimin e figurës së Xhafer Devës, si dhe rishikimit të historisë që u shkrua ashtu siç i konvenonte horrave komunistë dhe dashakeqëve të Shqipnysë së Madhe”, ka shtuar ai.

“Në të njëjtën kohë gëzohem dhe mburrem, se Xhafer Devës po i frikësohen më tepër tashmë që është i vdekur, sesa kur ishte gjallë”, ka vazhduar Deva.

Ai tha se kjo nuk e ka frikësuar aspak, vetëm sa e ka bërë më të fortë, duke shtuar se kjo çështje nuk është më vetëm e nivelit insitucional por kalon në personal.

“Thonë pleqtë, çka nuk të mbytë, të bën më të fortë. Kjo punë aspak nuk më ka frikësuar, përkundrazi, e kanë zgjuar luanin që flinte. Atyre që kanë dorë në këtë punë dua të u them; Deri më sot e kishim në nivel institucional, prej sodit e kemi në nivel personal! Mos t’ju merr zoti mendtë me ma pre rrugën”, ka shkruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

7 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

17 orë ago