Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se nëse do të hetohet inceneratori i Tiranës do të ketë goditje të mëdha.
Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se kjo është arsyeja se përse nuk po hetohet inceneratori më i madh në vend. Me fjalët goditje në maksimum, Ahmetaj ka theksuar se është i përfshirë në këtë aferë kryeministri Edi Rama.
“Ka një letër që ka të bëjë me inc. e Tiranës në 2016. Nuk ka qenë ideja ime, po edhe sikur është perverse të shkosh në ambasada dhe të thuash është ideja e tij. Kam filluar ta refuzoj inceneratorin e Tiranës që në 2016. Hetimi ka shkuar tek pllakat, laminatet e kuzhinës, është pyetur zdrukthtari nga Elbasani. Po qe se do bëhet një hetim i vërtetë i inceneratorit të Tiranës, shqiptarët nuk habiten por do llahtarisen ku do shkojë. Unë thashë ndiqni paratë. Unë po goditesha me gurë nga dritaret e TopChannel e të tjera. Pra po të hetohet Tirana, shqiptarët do llahtarisen, do shkojë shumë lart,” tha Ahmetaj.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…