Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Hapur Evropian në kategorinë deri ne 73 kilogramë.
Për të arritur në finale, ai mposhti paraprakisht në gjysmëfinale rumunin Petru Pelivan.Ai e mposhti me ‘waz-ari’ kundërshtarin italian Manuel Lombardo për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë.
Kosova në këtë Kampionat u përfaqësua nga 4 garues ku tre prej tyre (Drilon Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi) morën medaljen e bronztë, ndërsa Akili fitoi medaljen e artë