Drejtuesi i mjetit Porsche, i cili u përfshi në aksidentin masiv që shkaktoi autobusi i Unazës së Re, ishte në një lidhje direkte me “Dita Jonë”, në A2 CNN, ku theksoi se pjesa më e rëndë e këtij aksidenti ishte se e akuzuan vetëm për faktin se kishte makinë të mirë.
Kaljon Aleksi tregon se si ndodhi dinamika e aksidentit: “Ndalova në semafor dhe ndjeva një goditje të fortë nga pas. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi, u ngrit pjesa e pasme e makinës dhe u shtyva në drejtim të pemës, te stacioni i autobusit. Instinktivisht shkela frenat, por ishte e pamundur të frenonte makina nga inercia. Kur ktheva kokën pas, pashë xhamin e autobusit që më goditi makinën e më pas nuk mbaj mend”.
“Gjëja e parë që bëra pas aksidentit, ishte të dilja nga makina dhe telefonova vëllain tim”, shtoi Aleksi.
Drejtuesi i Porsche theksoi se vajza që ishte në stacion shpëtoi për faktin se makina e tij është e lartë: “Për fat nuk e futi poshtë vajzën, por e ngriti dhe e shtyu përpara”.
Sipas tij, pjesa më e rëndë për të ishte pjesa e akuzave publike që u bënë menjëherë pas aksidentit: “Njerëzit po thonin që Porsche shkaktoi aksidentin, pati mallkime, shfryrje dhe “kryqëzime”, vetëm për faktin se ishte makinë Porsche. Gjithçka lidhet me kohën e komunizmit mendoj. Kam sakrifikuar çdo ditë për të arritur suksesin. Mediat ofrojnë për publikun atë që i serviret, por shyqyr Zotit që pasi panë videon më të qartë, e ndryshuan lajmin”.
“Janë aksidente që ndodhin kudo në botë, nuk është faji i askujt. Thuhet se shoferi i autobusit është me diabet dhe në mungesë glukoze, njeriu kalon në gjendje të fikëti. Ishte thjesht fatkeqësi”, shprehet Kaljon Aleksi.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…