Aksidenti i djeshëm në Tiranë, ku një makinë luksoze përplasi çiftin e bashkëshortëve bashkë me foshnjën e tyre 3 muajsh, shkaktoi reagime të forta në opinionin publik. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb detaje nga gjendje shëndetësore e Vilma dhe Arjan Konomit, të cilët u morën para nga një mjet që nuk respektoi sinjalistikën, ndonëse çifti ecte te vijat e bardha.
Burime nga spitali i Traumës thanë për Çelmetën se gjendja aktuale shëndetësore e çiftit të aksidentuar është e stabilizuar. Tashmë çifti ndodhen në një dhomë ne spital dhe kanë dalë nga reanimacioni, ndërkohë që pritet t’iu bashkohet edhe vajza e tyre e vogël, e cila fatmirësisht nuk pati lëndimeve, veç një gërvishtje të lehtë te syri.
Sipas mjekëve burrë e grua janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, foshnja doli sot nga spitali, ndërsa nuk ka nevojë për trajtim mjekësor, por është vendosur që të jetë në një dhomë me prindërit e saj. Mësohet se 43-vjeçarja Vilma Konomi është koshiente dhe ka reaguar, por ka disa thyerje në trup. Ndërsa 48-vjeçari Arjan Konomi ka 5 brinjë dhe legenin të thyer.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…