Një 16 vjeçar dhe një 19 vjeçar janë në mesin e pesë shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht pasditen e së martës në Edesa të Greqisë, pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një kamion.
Bëhet fjalë për meshkuj të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç ndërsa personi i pestë nuk është identifikuar ende.
Mediat greke raporton se ata ishin punonjës sezonalë që punonin në fermat e zonës dhe po shkonin drejt Skydra. Në rrethana ende të paqartë, makina me targa shqiptare ka dalë nga korsia dhe ka hyrë në të kundërtën duke u përplasur kokë më kokë me një kamion, përplasje që ka rezultuar fatale për ta.
Sipas informacioneve të para, drejtuesi i makinës ishte 55-vjeçari. Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.