Miqtë e Mikele Tatanit, 19 vjeçarit që humbi kontrollin e makinës BMW dhe u përplas me pemën kanë folur për aksidentin tragjik që la të vdekur 2 vajzat Eralda Spahillari dhe shoqen e saj Barbara Brotto. Ndërsa të dashurit e tyre, vetë shoferi dhe shoku i tij Daniel Castelli mbetën të plagosur.
Miqtë kanë treguar dinamikën e ngjarjes po njësoj si Gëzim Qerosi, i cili ishte në makinën Volkswagen Polo bashkë me tre të rinj të tjerë dhe panë momentin e përplasjes. Ata kanë mohuar se ishin duke ecur me shpejtësi dhe hedhin poshtë mundësitë se po bënin gara.
“Po ecnim me 70 km/h. Ne kemi qëndruar gjithë kohës aty. Vetëm njëri prej nesh u kthye në makinë por e bëri për të lajmëruar babain e Danielit”, mësohet të kenë thënë shokët ndërsa theksuan se BMW-ja u fut në parakalim në të majtë kur preku ‘Polon’ dhe humbi kontrollin e mjetit.
Ndërkohë dje më 8 mars, Gabriella, nëna e Barbara Brotto-s tha: “U kërkoj atyre që e donin vajzën time të qëndrojnë pranë jo vetëm me ne, por me të gjithë fëmijët e përfshirë në aksident dhe prindërit e tyre. Kjo tragjedi shkatërroi tetë familje”. Gabriella nuk thotë asgjë për dinamikën dhe përgjegjësitë e aksidentit.
Megjithatë uron që djemtë që po luftojnë në spital t’ia dalin.
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…