BREAKING NEWS

Aktakuzë ndaj dy kosovareve që iu bashkuan ISIS-it

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurave V.A dhe E.S. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.A. më 18.05.2014, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka udhëtuar për në Stamboll, nga aty për në qytetin Gazientep, më pastaj sipas udhëzimeve të pjesëtarëve të ISIS-it, ka arritur në qytetin Gjarablus të Sirisë”.

“Me të arritur në Siri e pandehura V.A. është pritur nga K.A. luftëtar i ISIS-it, me të cilin është martuar dhe gjatë qëndrimit në këtë zona të konfliktit nga K.A. është furnizuar me një armë të llojit “Makarov”, pronë e ISIS-it, të cilën e ka përdorë sipas udhëzimeve të tij. Po ashtu, e pandehura ka kontribuar në pikëpamje logjistike për bashkëshortin e saj luftëtarë i ISIS-it, dhe është financuar nga Shteti Islamik me nga 50 dollarë në muaj për person si dhe me pako ushqimore”.

“Ndërkaq, pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ka qëndruar në këto zona të konfliktit e që edhe në muajin dhjetor 2018, përgjatë kufirit me Turqinë është arrestuar nga forcat demokratike Siriane, ku edhe më 19.04.2019, e pandehura është riatdhesuar në Kosovë”, njofton kjo prokurori.

Me këto veprime e pandehura V.A. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

“Ndërkaq, e pandehura E.S. më 17.12.2014, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, së bashku me bashkëshortin e saj, M.S. përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, kanë depërtuar në Republikën e Maqedonisë, dhe nga Aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar për në Stamboll të Turqisë, e më pastaj në qytetin Gazientep prej nga janë transportuar nga ana e pjesëtarëve të ISIS-it, në drejtim të zonës kufitare me Sirinë, ku edhe kanë kaluar kufirin nga Turqia në Siri”.

“Pas arritjes janë regjistruar në këtë organizatë terroriste, bashkëshorti i saj ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, ndërkaq e njëjta ka kontribuar në pikëpamje logjistike të mbështesë luftëtarët e ISIS-it, dhe njëkohësisht është financuar nga ISIS për shumën e të hollave prej nga 100-150 dollar në muaj, si dhe me pako ushqimore”.

“Ndërkaq, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, pas martesës me personin B.F. luftëtarë i ISIS-it, ka qëndruar dhe vepruar edhe më tutje në zonat e konfliktit në Siri, ku ka kontaktuar edhe me luftëtarë të tjerë të ISIS-it. Ndërsa, në muajin dhjetorë të vitit 2018, përgjatë kufirit me Turqinë janë arrestuar nga forcat demokratike Siriane ku edhe më 19.04.2019, e pandehura është riatdhesuar në Kosovë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago