Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar të premten se ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të dyshuar për përfshirje në rrahjen e djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq, Nikolës.
Në njoftim thuhet se aktakuza është ngritur edhe ndaj vetë Nikola Rashiqit, për shkak të përfshirjes në rrahje.
Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza janë: C.Z., L.K., B.Z., D.N.,M.J., D.R. dhe N.R.
“Sipas aktakuzës, më 22.02.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore ‘Miladin Miti ’, i pandehuri N.R., së bashku me të pandehurit e lartcekur (shokët e tij), pas disa provokimeve me fjalë të cilat i pranon nga një i mitur, për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake, i mituri fillimisht e shtynë të pandehurin N.R., ndërkaq ky i fundit e godet me grusht në fytyrë dhe në këtë mënyrë fillon rrahja në mes të dy grupeve të të pandehurve, ku si rezultat i rrahjes, i pandehuri N.R., pëson lëndime të rënda trupore, ku me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Pjesëmarrja në rrahje’”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzës, në datën, kohën dhe vendin e njëjtë, me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore gjatë rrahjes, i pandehuri M.R., e godet në fytyrë N.R., me mjet të fortë, ku si rezultat i goditjes N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore-me dëmtim të përhershëm të shëndetit.
Sulmi ndaj djalit të Rashiqit pati shkaktuar tensione të mëdha mes serbëve. Nenad Rashiqi, një politikan i moderuar, akuzoi Listën Serbe dhe Beogradin për nxitje të dhunës, derisa Lista Serbe tha se është “një inskenim i Nenad Rashiqit në koordinim me politikanët në Prishtinë”.
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…