POLITIKE

Bühler: Retorika kërcënuese e Serbisë është e patolerueshme

Ish-komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), Erhard Bühler, në një intervistë për “Deutsche Welle”, tha se është e patolerueshme që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç të urdhërojë dislokimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

“E konsideroj të patolerueshme që lidershipi në Beograd, jo vetëm sot, por edhe muajt e kaluar, të përdorë vazhdimisht retorikë lufte”, tha Bühler.

Megjithatë, Bühler konsideroi se nuk është fort e mençur as që Qeveria e Kosovës të insistojë rreth teknikaliteteve siç është çështja e targave të automjeteve.

“Në anën tjetër, duhet të them se pala kosovare nuk duhet të zbatojë me çdo kusht sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për targat”.

Prandaj, të dyja palët duhet të “çarmatosen” verbalisht, theksoi gjenerali gjerman, sepse “kërcënimet nga njëra anë janë po aq të rrezikshme sa kërcënimet nga ana tjetër”.

“Për një kohë të gjatë kemi lejuar që një retorikë e tillë luftarake të vijë nga Serbia. Por ne gjithashtu, mbështetëm përpjekjet për të zbatuar disa gjëra në lidhje me targat dhe dokumentet, pavarësisht nga efektet anësore”, shtoi ai.

Se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në arritjen e një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, për Bühler as që diskutohet. Por, ai kujtoi se në Serbi ka ende trashigimtarë të regjimit fashist të Sllobodan Millosheviç-it.

“Për këtë duhen të dyja palët, e mbi të gjitha njëra palë, pala serbe, sepse aty kanë përgjegjësi edhe politikanët që kanë qenë aktivë në kohën e Millosheviç-it”, kujtoi ai duke aluduar tek Vuçiç i cili në vitet 1990 ushtronte detyrën e ministrit për informim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

6 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

21 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago