Pak ditë më parë Altin Mecaj përfundoi në spital, sipas tij i rrahur nga tre persona në oborrin e banesës së tij në Fier. Për këtë incident që i shkaktoi plagë të shumta, Mecaj akuzonte punonjësit e policisë, Fredi Lamaj, pasi sipas tij, i kishte komentuar të motrës në Facebook.
Të premten, zonja në fjalë ka hedhur poshtë akuzat e Mecajt, duke thënë se nuk është dhunuar nga vëllai i saj, Fredi Lamaj, si dhe ka publikuar mesazhet e dërguar nga Mecaj, disa prej të cilave të papërshtatshme.
“Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta. Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet. Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë. Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë. Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje”, thotë zonja, së cilës në mesazhe, Mecaj i drejtohet si Fize.
“Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve. Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar. Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time”.
Ajo thotë se e ka kallëzuar penalisht për përndjekje Mecajn. “Nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera”, thotë ajo.
Sipas Mecajt, në datën 10 janar i ka ardhur një mesazh ku i thonin “Nuk e di me kë je mplekusr” nga Fredi Lamaj, vëllai i Fizes. “Në orën 11 që kam arritur në shtëpi janë fikur dritat, unë jam thirrur në emër për të dalë jashtë dhe unë dalë dal në derë aty më qëllon direkt pa një pa dy edhe më përsërit ato të mesazhit. Ishin të paktën tre persona”, deklaronte Mecaj. “Në qoftë se unë jam gabim ka dhe falje, në qoftë se për një “like” në apo edhe një koment.. ka dhe falje. Po që të arrijë në një fazë të tillë të më bëjë mua për spital… Kërkoj që kjo mos përsëritet më edhe dua të drejtën time”. (A2 Televizion)
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…