Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Strategjik në Bled, Slloveni
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për prestigjiozen franceze “Le Monde” ka folur në mënyrë të detajuar për shqetësimin e Kosovës sa i përket lidhjeve të forta në mes të Serbisë dhe Rusisë, sidomos pas agresionit që Vladimir Putin ka nisur në Ukrainë.
I pyetur nga gazeta franceze se pse e shqetësojnë lidhjet në mes të serbëve dhe rusëve, Kurti ka thënë se Beogradi dhe Moska janë të lidhur shumë më fortë nga sa e imagjinojnë njerëzit, dhe se kjo lidhje e tyre është në të gjitha fushat, duke përmendur Gazpromin, Sputnikun dhe lidhjet e inteligjencës ruso-serbe.
“Gazprom zotëron 56% të industrisë së naftës në Serbi dhe 51% të kapacitetit të depozitimit të gazit. Në media, agjencia Sputnik drejton operacionet e saj për Ballkanin Perëndimor nga Beogradi; dhe mjafton të shikosh titujt e gazetave serbe për të kuptuar se kush i drejton realisht. Për sa i përket inteligjencës, Rusia mban të ashtuquajturën “qendër humanitare” në qytetin e Nishit. Ekziston edhe kjo shifër marramendëse: 151 deputetë të Kuvendit të Serbisë (60% e deputetëve) i përkasin grupit të miqësisë serbo-ruse. Edhe në Kosovë i kemi këto grupe të miqësisë parlamentare me vende të ndryshme, por asnjëherë nuk i kalon dymbëdhjetë persona”, ka thënë Kurti për “Le Monde”, transmeton Gazeta Express.
Kurti tutje ka folur edhe për atë se a ndikohen njejtë edhe minoriteti serb që jetojnë në Kosovë. Kreu i ekzekutivit ka thënë se fatkeqësisht edhe në Kosovë ka organizata të së djathtës ekstreme serbe që njërën këmbë e kanë në Beograd dhe tjetrën në Moskë.
“Vërej se Putin e përmendte një herë në muaj “precedentin” e Kosovës [ndërhyrja e NATO-s në 1999], tani e bën çdo dy ditë për të justifikuar politikën e tij hegjemoniste në Ukrainë, e ndoshta diku tjetër. Mund ta quajmë një pushtim rus, ose një agresion ushtarak. E gjithë kjo është e vërtetë. Mund të flasim edhe për imperializmin rus. Por ajo që shoh vetë është edhe fashizëm”, ka shtuar tutje Kurti.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se kreu i Kremlinit është futur në një rrugë qorre dhe se s’do të mund të tërhiqet. Prandaj Kurti thotë se Kosova është e shqetësuar, meqë duket qartë se Putin tenton ta përhapë luftën e tij edhe më tej.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…