Lideri i partisë nacionaliste turke, Devlet Bahceli, që është në aleancë me presidentin turk Erdogan, është shprehur kundër zgjerimit të NATO-s që përfshin Suedinë e Finlandën brenda aleancës ushtarake.
Behceli ka thënë se kjo do ta provokojë Rusinë dhe ta zgjerojë luftën përtej Ukrainës.
Ai ju ka thënë deputetëve të partisë së tij që opsioni më i mirë është që dy shtetet t’i lënë në “dhomën e pritjes së NATO-s”, raporton televizioni amerikan KSTP.
“Hyrja e Suedisë dhe Finlandës në NATO do të thotë fuqizim i luftës në Ukrainë dhe zgjerim të saj në aspektin gjeografik”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka akuzuar dy shtetet njëjtë si Erdogan për “ndihmë të militantëve kurdë”.