POLITIKE

Ambasada iraniane falënderon Vuçiqin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për qëndrimin e tij se Shtetet e Bashkuara e kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Vuçiq ka thënë një ditë më parë se Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por që nuk ka “asnjë dyshim” se SHBA-ja e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me sulmin në Iran.

Duke folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron paqe në Lindje të Mesme dhe Lindje të Afërt.

“Ne i konsiderojmë Izraelin dhe Iranin shtete mike”, ka shtuar ai.

Vuçiq ka thënë, gjithashtu, se është në kontakt me presidentët e të dyja këtyre shteteve.

Më 24 qershor, në një bashkëbisedim me gazetarët në Ambasadën iraniane në Beograd, Mahdi Abadi i ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë dënuar sulmin amerikan në qendrat bërthamore iraniane, përfshirë Serbinë, Kinën dhe Rusinë.

Ai ka thënë se ende nuk ka konfirmim zyrtar për një takim mes presidentit të Serbisë dhe atij të Iranit, dhe kur është pyetur për të komentuar njoftimin e Serbisë për pezullim të eksporteve të armëve, ai ka thënë se nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.

Më 23 qershor, Vuçiq ka thënë se Serbia e ka ndalur eksportin e armëve.

Ditën pasuese ai ka thënë se vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të vendosë për eksportin e municioneve në periudhën e ardhshme.

Rreth 10 ditë më herët, para sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Vuçiq ka thënë se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ka bërë biznes me Izraelin në fushën e municioneve ushtarake.

Izraeli e ka sulmuar Iranin më 13 qershor, duke goditur disa qendra ushtarake dhe bërthamore, si dhe qendra banimi në Teheran.

Në sulme janë vrarë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë.

Irani është hakmarrë duke nisur dronë dhe raketa balistike në qendra ushtarake dhe baza ajrore në Izrael.

Në konflikt janë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara më 22 qershor, duke sulmuar qendrat bërthamore të Iranit.

Si kundërpërgjigje, Irani ka nisur të nesërmen raketa drejt bazës ajrore amerikane në Katar, por raketat janë rrëzuar dhe nuk është plagosur askush.

Më 24 qershor, dy shtetet janë pajtuar për një armëpushim. REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago