Analisti, Mentor Nazarko i ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka treguar një episod të veçantë se si Irani ka dashur të hyjë brenda Komunitetit Bektashi për të vendosur kontrollin e plotë mbi këtë komunitet në Shqipëri.
Ai tha se disa vite më parë kur kryegjyshi Botëror i bektashinjve Baba Reshati ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, Irani u ofrua t’i jepte shërbime mjekësor, por që me ndërhyrjen e Amerikës nuk ndodhi diçka e tilllë.
Sipas tij amerikanët dyshonin se në rast se Baba reshati do të shkonte për një ndërhyrje kirurgjikale në Iran, atëherë atij mund t’i rrezikohej jeta.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Neve kemi patur këtë vullnet në 2017-në, ndërkohë që Irani që prej fillimit të viteve 90-të ka patur një ndikim në Shqipëri. Përpjekja e Iranit për të ndikuar tek Komuniteti Bektashi?
Nazarko: Për shkak se unë jam marrë me temën e pronave të Komunitetit Bektashi në Greqi, vendosa lidhje me përfaqësues të këtij komunitetit, pata rastin të mësoj përpjekjet e Iranit për të vendosur nën kontroll këtë komunitet, ofrimit të mbështetjes edhe logjistike edhe mjekësore të Baba Reshatit. Frika që kishin miqtë tanë amerikanë në atë kohë, ishte se nëse ai do të kryente operacionin atje do të kryhej vdekja e tij e parakohshme.
Haxhi Deda Reshat Bardhi ka qenë kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve që nga viti 1993 deri në vitin 2011, kur edhe ndërroi jetë.