Analisti serb Aleksandar Popov thotë se asgjë në Serbi nuk shkon mirë. Sipas tij Serbia me Aleksandar Vuciqin në krye është e korruptuar, mediat kontrollohen, ka rënë shteti ligjor dhe se prokuroritë nuk funksionojnë e gjykata punojnë siç i udhëzon qeveria.
“Serbia prej vitesh nuk ka përparuar në hapjen e grupimeve dhe kapitujve të rinj, është kokëfortë sepse nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE-së”, tha ai.
Sipas analistit pavarësisht këtyre problemeve që ka, Serbia sërish gjen kohë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi.
“Fakti që Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së ndoshta edhe në këtë dekadë është, para së gjithash, një inkurajim për qeverinë aktuale të Malit të Zi që të vazhdojë me reformat dhe të këmbëngulë në rrugën evropiane – pas gjithë turbulencave që e goditën dhe më tepër e shpërndanë atë proces evropian. U tha më parë se Mali i Zi është anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, hyrja e tij do t’i kushtonte BE-së më pak dhe BE-ja do të tregonte me atë shembull se nuk është përfundimisht e mbyllur për Ballkanin Perëndimor – domethënë kushdo që i plotëson kushtet do të shpërblehet”.
Sipas analistit serb, ky është një mesazh për vendet e tjera në rrugën drejt BE-së, si dhe për Serbinë.
“Megjithatë, regjimi në Serbi sillet si kur një nxënës merr një njësi në shkollë: kur BE-ja e kritikon atë, regjimi thotë se nuk na duan, ata na urrejnë – por kur BE-ja jep para, atëherë është mirë”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…