Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet më 2 vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Andi Pajaziti i akuzuar për vrasjen e Kastriot Ramadanit në “Bon Vivant”,  është liruar nga akuza për vrasje. 

Gjyqtari Eroll Gashi, ka konstatuar se ai ka bërë mbrojtje të nevojshme.

Pajaziti është dënuar me 2 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

Gjykata gjithashtu ka vendosur që atij t’i ndërpritet masa e paraburgimit