LAJME

Bill Gates: Po të isha fëmijë në ditët e sotme, do të më diagnostikonin me autizëm

Biznesmeni i njohur Bill Gates ka thënë se nëse do të ishte fëmijë në ditët e sotme, ai do të diagnostikohej me autizëm.

Sipas tij, sjellja e tij obsesive dhe e çuditshme si fëmijë do të etiketohej si shenjë e divergjencës neuronjerëzore, në shoqërinë e sotme.

Këtë mendim ai e ka shprehur në autobiografinë e tij, “Source Code”, ku ai ka reflektuar për sjelljen e tij gjatë fëmijërisë, ka raportuar The Telegraph.

Gates, tani 69 vjeç, ka kujtuar se si fëmijë shpesh i humbiste sinjalet sociale, shpesh “lëkundej në vend” dhe ishte në gjendje të përqendrohej intensivisht në disa lëndë të caktuara.

Ai ka theksuar se nëse do të kishte qenë fëmijë sot, do të kishte pasur diagnozën e “spektrit të autizmit”.

“Prindërit e mi nuk kishin udhëzime ose libra që do t’i ndihmonin të kuptonin pse djali i tyre bëhej aq i obsesionuar me disa projekte të caktuara, humbiste sinjalet sociale dhe mund të ishte i shpërqëndruar apo i papërshtatshëm, pa e kuptuar ndikimin që sjellja e tij kishte te të tjerët”, ka thënë ai.

Ky koment vjen në një periudhë kur diagnostikimet me autizëm janë rritur ndjeshëm, me një studim të vitit 2021 që zbuloi se diagnozat me autizëm në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dy dekadave, midis 1998 dhe 2018, gati u tetfishuan.

Gates ka rrëfyer gjithashtu se nuk e kuptoi se ishte ndryshe deri sa bëri një punim 200 faqësh për shtetin e Delaware si pjesë e një detyre shkollore, ndërsa shokët e tij të klasës dorëzuan punime me nga 10 faqe. “E dija që mund të përqendrohesha kur isha kurioz, por kjo më bëri të dukesha si i çuditshëm. Aftësia ime për të përqendruar mendjen ishte shumë e zhvilluar, por aftësitë sociale zhvilloheshin ngadalë”, ka thënë ai.

Pavarësisht kësaj, Gates ka shfrytëzuar aftësinë e tij për t’u përqendruar në fusha intelektuale.
Ai braktisi universitetin për të zhvilluar Microsoftin dhe në moshën 31-vjeçare u bë miliarder.
Tani, i njohur gjithashtu për punën e tij në studimin e sëmundjeve, ai ka thënë se nuk do t’i shkëmbente kurrë këto “tipare autiste” për një mënyrë “normale” të të përjetuarit të jetës së përditshme.

“Nëse do të shpiknin një pilulë që do të mund të thoshte: ‘OK, aftësitë tuaja sociale do të jenë normale, por aftësia juaj për t’u përqendruar do të jetë normale gjithashtu’, unë nuk do ta merrja pilulën”.

Gates nuk është figura e vetme e njohur në fushën e teknologjisë që ka shfaqur sjellje të ngjashme me ato të autizmit.

Në vitin 2021, Elon Musk në një monolog në emisionin “Saturday Night Live” pati thënë se ishte diagnostikuar me sindromën Asperger, dhe në vitin 2022 pati thënë se “sinjalet sociale nuk ishin intuitive” për të.
“Më dukej ndjejnë e mirë, sikur diçka shpërblyese, të kaloja gjithë natën duke programuar kompjuterë, vetëm për vete … Por mendoj se kjo nuk është normale”, pati thënë Musk.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago