FOTO&VIDEO

Anulimi i dasmave i shkakton vendit rreth 400 milionë euro humbje

Me vendimin e ri të qeverisë për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve në tregun e Kosovës për vetëm 2 javë pritet të qarkullojnë rreth 400 milionë euro më pak.

Drejtuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit vlerësojnë se në rast se nuk do të kishte një vendim të tillë qarkullimi do të shkonte në mbi 1 miliard euro.

Kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva thotë në një intervistë për KosovaPress, se ky vendim ka lënë pa realizuar rreth 40 përqind të dasmave të planifikuara, teksa shton se dëmi, i cili arrin vlerën prej rreth 400 milionë euro, është jashtëzakonisht i madh.

Sogojeva: Nëse nuk do të anuloheshin dasmat do të kishim mbi 1 miliard euro qarkullim

“Nëse e marrim në tërësi, prej një mesatareje prej afër 400 sallash të dasmave, nëse këto kishin me funksionu, qarkullimi kishte me qenë mbi 1 miliard euro. Dhe, nëse themi se 60-70 përqind është kryer, pjesa tjetër është anuluar. Kështu që, na del një shifër bukur e madhe e mjeteve që kanë me u humbë. Por, tu e pa gjendjen qysh e kemi, në parim e përkrahim, me kusht që ana tjetër e ndihmave me ekzistu”, thotë ai.

Përkundër humbjeve të mëdha, Sogojeva thotë se kanë pranuar vendimin e qeverisë, ani pse paraprakisht ishin marrë vesh që të mos ketë ndalime të tilla.

Sogojeva: Edhe pse jemi të dëmtuar e pranojmë vendimin

“Ne një ditë përpara kemi pasur takim me ministrin dhe u dakorduam që bile së paku 150 veta të jenë prezent, me kusht që me iu kërko testi negativ spe vaksinimi dhe, ashtu mbet. Mirëpo, infektimet e fundit që na dolën mbi 2 mijë, atëherë ndërruan gjërat. Edhe pse ne jemi të dëmtuar, ne në parim pajtohemi sepse mbi të gjitha është shëndeti. Por, dëmet kanë me qenë evidente”, shton ai.

Megjithëkëtë, ai shprehet kundër mbylljes totale, duke thënë se nuk do ta pranojnë në asnjë mënyrë.

Sogojeva: Nuk lejojmë mbyllje totale

“Por, qysh tani po ua bëjmë me dije, mbyllje totale nuk lejojnë. Le të gjejnë mekanizma kush do, si të do. Në këtë rast, e vetmja gjë që mundet të na shpëtojë është vaksinimi. Apeloj të gjithë qytetarët e Kosovës që vaksinimi të kryhet. Mekanizmat e qeverisë dhe mekanizmat tjerë le të gjinden, le të hyjnë në lëvizje për me mujtë me e vaksinu popullin, ndërsa mbyllje totale po e them edhe njëherë, nuk lejojmë”, thotë ai.

Sa i përket ndihmave që presin të pranojnë nga pako e rimëkëmbjes, Sogojeva thotë se nuk kanë diskutuar ende, por që sipas tij, ky është kushti për respektimin e masave të reja.

Sogojeva: Do të kërkojmë strikt që këto 10 ditë të paguhen ekstra

“Nuk është diskutuar ende për këtë. Kemi pasur 220 milionë euro, pastaj 200 milionë janë shtuar për rimëkëmbjen. Ne, jo vetëm për këto, por do të kërkojmë strikt që edhe kjo pjesa tjetër, sidomos këto 10 ditë, të paguhen ekstra prej ligjit të rimëkëmbjes”, shton ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës mori vendim që prej 21 gushtit deri më 1 shtator të anulohen të gjitha dasmat dhe ahengje, për shkak të numrit të madh të të infektuarve me COVID./kp


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

23 orë ago