FOTO&VIDEO

E diela dramatike e kroatëve: 38 të infektuar dhe mbi 30 lëkundje të tokës

E diela ishte dita më e rëndë për Kroacinë, qëkur shpërtheu virusi Covid-19.

Numri i të prekurve me koronavirus ishte më i madhi në një ditë – 38, por ishin tërmetet që shqetësuan më shumë kroatët.

Gjatë ditës, u regjistruan mbi 30 lëkundje të tokës në Zagreb dhe rrethinë, raportojnë mediat kroate. Lëkundja më e madhe, 5.3 sipas shkallës Richter, u regjistrua në 6:30, duke lënë të lënduar rëndë katër persona dhe duke shkaktuar dëme tjera të mëdha.

Autoritetet kroate po mundohen të menaxhojnë situatën duke i bindur qytetarët se virusi Covid-19 mbetët rrezik shumë herë më i madh se sa tërmetet.

Shumë qytetarë, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar kanë dalë në rrugë. Qeveria kroate i ka ftuar të gjithë të strehohen nëpër qendra studentore.

“Disiplina personale dhe përgjegjësia kolektive janë më të rëndësishmet në këtë kohë”, ka thënë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq, janë dëmtuar 67 objekte në Zagreb dhe rreth 100 makina.

Ai ka thënë se përmes një droni, po bëhet incizimi i gjendjes në qytet pas tërmetit.

E ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh, ka tërhequr vërejtjen se Covid-19 po shkon duke u përhapur. Sipas tij, sot janë regjistruar 19 raste më shumë se një ditë më parë.

“Duhet të mbajmë distancën nga ndërtesat që mund të shemben, por edhe nga të tjerët. Kjo është masa e vetme mbrojtëse në këtë kohë”, ka thënë Berosh.

Në Kroaci, deri të dielën në mbrëmje janë konfirmuar 254 raste me koronavirus. Deri më tash, një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago