Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit kjo e fundit kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në rastin e ‘Kobës’.
Të akuzuar për rastin janë Dibran Hoxhaj, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku e Jesmir Badalli.
“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve D.H, dhe R.S, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special në Prishtinë Ps.nr.23/2024 i datës 29.04.2024 ANULOHET dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatës në rigjykim e vendosje”, thuhet në vendimin e Apelit.
Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit kishte propozuar përmes parashtresës që ankesat e mbrojtjes të refuzohen si të pabazuar dhe aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.
Sipas Apelit, vendimi i Themelores përmes të cilit është konfirmuar aktakuza ndaj Hoxhajt dhe të tjerëve, është kundërthënës me brendinë e tij dhe me arsyetimin në tërësi, si dhe me shkresat e lëndës, raporton Betimi për Drejtësi.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…