Një ditë pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, ushtria izraelite konfirmon vrasjen e shefit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif. Sipas ushtrisë izraelite Deif u vra në një sulm ajror në Rripin e Gazës muajin e kaluar.
Një deklaratë nga ushtria izraelite tha se “pas një vlerësimi të inteligjencës, mund të konfirmohet se Mohammed Deif u eliminua” në sulmin e 13 korrikut.
Deif ishte në shënjestër në sulmin në një kompleks në zonën Khan Younis më 13 korrik. Por Hamasi ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.
Autoritetet shëndetësore të Gazës, të drejtuara nga Hamasi, thanë në atë kohë se sulmi ajror kishte vrarë më shumë se 90 njerëz, por mohuan që Deif të ishte në mesin e të vdekurve.
Izraeli thotë se Deif ishte një nga figurat përgjegjëse për planifikimin e sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor, ku u vranë 1200 njerëz.
Mohammed Deif ishte kreu i Brigadave Izzedine al-Qassam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas. Ai u burgos nga autoritetet izraelite në vitin 1989, pas së cilës ai formoi Brigadat me qëllim të kapjes së ushtarëve izraelitë.
Izraeli e akuzoi atë për planifikimin dhe mbikëqyrjen e bombardimeve të autobusëve që vranë dhjetëra izraelitë në vitin 1996 dhe për përfshirje në kapjen dhe vrasjen e tre ushtarëve izraelitë në mesin e viteve 1990.
Ai gjithashtu ka ndihmuar në ndërtimin e tuneleve që kanë lejuar luftëtarët e Hamasit të hyjnë brenda Izraelit nga Gaza.
Njoftimi i Izraelit vjen pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, i cili u vra në Teheran, dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…