Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë me të cilin Millorad Zajiq nga Klina, në mungesë faktesh, ishte liruar nga përgjegjësitë penale për krime lufte ndaj popullsisë civile, raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS), përcjell Koha.net.
Prokuroria Speciale në Prishtinë e akuzonte Zajiqin se në cilësinë e pjesëtarit të Ushtrisë së Jugosllavisë kishte marrë pjesë në luftimet afër fshatit Dush (Disheviq) të Komunës së Klinës, kur ishin vrarë tre anëtarë pleq dhe të paralizuar të familjes Marmullaku.
Ky ishte gjykimi i parë ndaj serbëve para gjyqësorit lokal, pas përfundimit të misionit të EULEX-it.
“Gjykata e Apelit ka miratuar qëndrimin e mbrojtjes dhe të shkallës së parë gjyqësore se pohimet e dëshmitarëve sipas të cilave Milloradi ishte parë i uniformuar dhe i armatosur në vendin e vrasjes nuk mund të merren për bazë për të përcaktuar përgjegjësinë e tij për veprën penale që i vihej në barrë”, citohet të ketë deklaruar avokati Dejan A.Vasiq.
Zajiq ishte arrestuar më 19 mars të vitit 2018 në momentin kur ky kishte shkuar në polici për të denoncuar se i ishte plaçkitur shtëpia.
Në arrest shtëpiak ishte deri në mars të sivjetshëm, kur me vendim të shkallës së parë gjyqësore ishte liruar nga aktakuza
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…