Nga 23 dhjetori, filmi ‘Arbëria’ me regji të Francesca Oliverit, do të shfaqet në Netflix nga 23 dhjetori.
‘Arbëria’ është një film i vitit 2018 që filloi të shfaqet në vitin 2019.
I vendosur mes realiteteve shqiptare (arbëreshe) rrëzë Parkut Kombëtar Pollino, filmi shfaq lidhjet e forta të rrënjëve dhe trashëgimisë kulturore të pakicës që jeton në disa fshatra të vogla në Kalabri dhe Bazilikatë, përcjell KultPlus.
Temat e trajtuara janë ato të nostalgjisë, të konfliktit me të kaluarën, me origjinën e dikujt dhe më pas të rizbulimit të rrënjëve etnike të përkatësisë.
Filmi mund të kuptohet si një nga të parët kushtuar arbëreshëve të italisë.