Arkeologu Gëzim Hoxha ka promovuar në Akademinë e Shkencave librin “Krishtërimi i hershëm në provincat Praevalis dhe Dardani”, ku sjell sintezën e punës së tij kërkimore në veri të Shqipërisë.
Arkeologu Gëzim Hoxha ka promovuar në Akademinë e Shkencave librin “Krishtërimi i hershëm në provincat Praevalis dhe Dardani”, ku sjell sintezën e punës së tij kërkimore në veri të Shqipërisë. Monumente, nekropole, kërkime mbi ikonografinë dhe materiale të tjera të krishtërimit të hershëm vijnë me 365 fotografi, 160 vizatime, 80 planimetri dhe 10 harta.
“Krishtërimi nuk e ndihmoi në mënyrë të ndërgjegjshme por ne si shkencëtarë përmes Krishtërimit, mundemi të detajojmë elemente të rëndësishme e të qenësishme për identitetin. Në këtë kuptim, merr vlera njohja e krishtërimit. Popujt me krishtërim të hershëm në Mesdhe, kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe të avancuar në kulturën e tyre dhe në këta popuj bën pjesë edhe ajo popullsi që ka jetuar në trevat tona”, tha Gëzim Hoxha.
Ceka foli për rolin e Krishtërimit në identitetin tonë.
“Ky faktor që ngjizi e bashkoi që në aktikitetin e vonë iliët për ti rezistuar valëve të invazionit sllav shkatërrimtar e asimilues, për të dalë në dritën e Mesjetës dhe në shek. 11 me emrin, se është hera e parë që gjejmë fundin e ilirëve. Mendonim se përmenden në shekullin e 6, por përmendja e fundit është shekulli i 11, është momenti ku ndeshen nga pikëpamja e emërtimit dhe identitetit, ilirët dhe shqiptarët”, tha Ceka.
Libri u botua pas 3 dekadash kërkime në terren.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…