Roan Brahimi, i njohur si rival i ervis Martinajt, u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit në qendër të Athinës, në lagjen Vyronas (Byron) në Greqi.
32-vjeçari ishte në makinë me bashkëshorten Katerina Beqo e cila mbeti i plagosur dhe djalin e vogël, ku u qëllua nga dy persona me motor. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e 32-vjeçari.
Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Konkretisht mbetën të vrarë Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
Roan Brahimi, u vra në një atentat të mirëfilltë mafioz në lagjen Vyronas të Athinës. Krimi, në sy të gruas dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar. Nga plumbat gruaja e tij mbeti e plagosur.
E shkuara kriminale e Roan Brahimit
Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë. Po ashtu Brahimi u shpall në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.
Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpallën në kërkim edhe Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…