FOTO&VIDEO

Arrestohen 3 familjarë në Malësi të Madhe, një tjetër në kërkim! Ja për çfarë akuzohen

Policia ka arrestuar ditën e sotme tre familjarë në Malësi të Madhe dhe ka shpallur në kërkim një të katërt. Ata u arrestuan, pasi kishin kultivuar bimë narkotike, kanabis. Në kuadër të kësaj, janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabis, të kultivuar në platforma polistiroli.

Ndërkohë që një pjesë e tyre u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu ka nisur procedimi penal edhe ndaj dy personave të tjerë. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive në territor për parandalimin dhe goditjen që në fazën përgatitore të tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Faza e parë”.
Asgjësohen një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabis, të kultivuar në platforma polistiroli.
Arrestohen tre shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë dhe një shpallet në kërkim.
Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatrat Bajzë dhe Gruemirë Çezmë disa persona po kishin mbjellë fara kanabisi në platforma polistiroli, shërbimet e specializuara në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe, të mbështetura nga Forcat e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Faza e parë”.
Si rezultat i operacionit, në fshatin Bajzë, u evidentuan një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabisi, të kultivuar në platforma polistiroli, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Platformat me filiza u shkatërruan gjatë operacionit, ndërkohë që një pjesë e tyre u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.
Si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale u arrestuan shtetasit: E. Q., 29 vjeç, B. Q., 23 vjeçe dhe A. Q., 26 vjeçe (familjarë), të tre banues në fshatin Bajzë.
Po në vijim të operacionit, në fshatin Gruemirë Çezmë, në një magazinë u konstatuan edhe disa platforma të tjera polistiroli, në të cilat ishin kultivuar filiza dhe fara narkotike të dyshuara kanabisi.
Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, dhe nisi procedimi penal për shtetaset E. R., 41 vjeçe, dhe Z. R., 75 vjeçe, banuese në këtë fshat.
Vijon puna për kapjen e shtetasit B. R., si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago