LAJME

Arrestohen dy shtetas të Serbisë – kapen me thika, çekan, shufër metalike e mjete tjera për veprime të dhunshme

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në veri të vendit, pasi vetura me targa të Sllovenisë me të cilën po lëviznin, është ndalur për kontroll.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se dy personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj.

“Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

  • një (1) shufër metalike (policore),
  • një (1) maskë kamuflazhi,
  • disa thika,
  • disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
  • disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
  • telefona celularë,
  • sprej të ndryshëm,
  • sfera metalike,
  • lidhëse plastike,
  • një (1) automjet,
  • një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
  • një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
  • një (1) çekan etj”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

11 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

13 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

14 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

15 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

21 orë ago