Gjatë një aksioni në rajonin e Prizrenit, policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 24 mijë euro të falsifikuara.
Kartëmonedhat e falsifikuara janë gjetur të ndara në dy automjete, të cilat drejtoheshin nga shtetas të Shqipërisë.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka ndërmarr një aksion në rajonin e Prizrenit për kontroll të veturave. Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMË X5 dhe Skoda, me katër (4) persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara. Gjatë kontrollit në veturën BMË X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600) euro. Në këtë rast janë sekuestruar (24,600) euro, dy (2) automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë (9) telefona celularë.”
Katër të dyshuarit për këtë rast janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe më pas janë dërguar në paraburgim.