Është arrestuar Drejtori i Spitalit të Ferizajt.
Këtë e ka njoftuar Prokuroria Themelore në këtë komunë duke bërë të ditur se ndalimi i tij është bërë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas një hetimi një mujor nga ana e Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pzoitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se H.G., si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…